Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pluhuri i bardhë që ishte dërguar në zyrën e kryeministrit të Belgjikës ishte helm

Alexander De Croo

Pluhuri i bardhë që ishte dërguar në zyrën e kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo, muajin nëntor, është konstatuar se është helm. Bëhet fjalë për strikininë, që helm që mund të jetë fatal, shkruan “The Guardian”. 

Një anëtari i stafit të kryeministrit ishte hospitalizuar pasi kishte hapur letrën me pluhur të bardhë më 22 nëntor. 

Zyra e prokurorit në Bruksel të mërkurën shpjegoi natyrën e substancës që ishte dërguar nëntorin e kaluar në ndërtesat qeveritare, duke përfshirë edhe zyrën e kryeministrit.

Letra ishte zbuluar më 22 nëntor në zyrën e kryeministrit, dy ditë pasi pako të ngjashme ishin gjetur edhe në zyrën e ministrit të Jashtëm belg, Annelies Verlinden dhe në zyrat qendrore të shërbimeve shtetërore të sigurisë. 

Një person tjetër ishte vendosur në karantinë si masë parandaluese. 

Striknina, një substancë e bardhë pa erë, që përdoret si helm për minj, te njerëzit ndikon duke shkaktuar spazma të muskujve, arrest kardiak, dështim të organeve dhe vdekje.

Edhe Ndalohet grupi i dyshuar terrorist që planifikonte sulm ndaj kryeministrit belg Botë Ndalohet grupi i dyshuar terrorist që planifikonte sulm ndaj kryeministrit belg

Lajmet e letrës me helm dolën dy ditë pasi një burrë ishte arrestuar jashtë zyrës së kryeministrit belg në Bruksel, ndërsa në dorë kishte një thikë. Policia deklaroi se motivet e tij nuk ishin të qarta në fillim. 
Qeveria reagoi e shokuar dhe se të gjitha proceduar e sigurisë ishin ndjekur në mënyrë strikte. 

Incidenti ndodhi në një kohë kur sulmet dhe kërcënimet ndaj politikanëve të zgjedhur në Evropë janë rritur. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico i shpëtoi një atentati vitin e kaluar, derisa kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ishte sulmuar në një shesh të Kopenhagës, një sulm që e la me dhimbje në kokë, qafë dhe shpatulla si dhe shok psikologjik. 

Në vitin 2022 autoritetet belge vendosën ta shtonin masën e sigurisë për ministrin e Drejtësisë, Vincent van Quickenborne, pas ishte zbuluar një plan për kidnapimin e tij nga trafikantët e drogës.