Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, e ka quajtur “ide të çmendur” propozimin e një prej deputetëve belg që të burgosurit pa leje qëndrimi të dërgohen në një burg që do të ndërtohej në Kosovë.
Javën e kaluar, deputeti i Aleancës së Re Flamane (N-VA), Theo Francken, propozoi që Belgjika të ndërtojë burg në Kosovë për t’i strehuar ata që janë kapur pa dokumente në shtetin belg.
Kryeministri De Croo ka thënë se kjo ide është vjedhur nga Danimarka e deri tash s’ka rezultuar e suksesshme.
“Një ide e vjedhur nga Danimarka, e cila tashmë i ka kushtuar 210 milionë euro pa u dërguar asnjë i arrestuar në Kosovë”, ka thënë De Croo gjatë një tubimi në qytetin e Blankenbergut, raporton “Trends”.
De Croo, që shërben si kryeministër i Belgjikës nga 2020-a, ka paralajmëruar “kohë të vështira” pas zgjedhjeve.
Edhe
Deputeti belg këmbëngul se ndërtimi i burgut në Kosovë është i mundur
Zgjedhjet federale në Belgjikë mbahen më 9 qershor.
LEXO EDHE:
-
Edhe Belgjika shqyrton mundësinë e marrjes me qira të kapaciteteve të burgjeve në Kosovë
-
Belgjika frymëzohet nga Danimarka, propozohet dërgimi i të burgosurve në Kosovë
-
Belgjika po heton pamje të reja të dronëve mbi bazat e saj ushtarake
-
Muriqi: Pas marrëveshjes me Danimarkën, Kosova duhet t'u thotë "jo" shteteve tjera