Vizitorët janë dyndur drejt një ferme në Bangladesh për të parë yllin më të fundit të vendit: një lopë xhuxhe të quajtur Rani.
Ajo është vetëm 51 centimetër e gjatë dhe peshon 28 kilogramë.
Pavarësisht kufizimeve për COVID-19, mbi 15,000 njerëz kanë vizituar Ranin në fermën ku gjendet.
Menaxheri i fermës Hasan Howladar ka aplikuar në Librin e Rekordeve Guinness, pasi tha se është lopa më e vogël në botë.
“Asnjëherë në jetë nuk kam parë një gjë të tillë”, i tha BBC-së Rina Begum, vizitore.
Howladar tha se Rani po mbahet larg kafshëve të tjera në fermë sepse po frikësohet nga to.
Edhe
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
“Ajo ka qejf të bredhë jashtë dhe duket e lumtur kur e marrim në krahë”.
Vetëm pak javë para Kurban Bajramit, janë ngritur pyetje nëse Rani do të shitet si kafshë në shenjë sakrifice për atë festë. Autoritetet e fermës kanë thënë se nuk kanë plane të tilla për të.