Kuriozitet

Ngordh kali më i gjatë në botë

kali guiness

Big Jake, një kalë 20-vjeçar që jetonte në fermën e Poynettes në Belgjikë, ka ngordhur. Valicia Gilbert, bashkëshortja e fermerit Jerry Gilberit, ka thënë se kali ka ngordhur dy javë më parë, derisa ka refuzuar ta publikojë ekstraktin e vdekjes.

“Ne s’do ta kujtojmë atë nga data. Ishte ngjarje traumatike për familjen tonë”, ka thënë ajo, raporton theguardian.

Big Jake, i gjatë rreth 2.1 metra me peshë 1.136 kg, ishte njohur nga Libri i Guinessit në vitin 2010 si kali më i gjatë në botë.

Fermeri Jerry Gilbert tha se kali ishte “superstar” dhe një kafshë e jashtëzakonshme. Për ta kujtuar gjithmonë, fermeri ka vendosur që stallën ku qëndronte kali ta mbajë të zbrazët, duke vendosur një fotografi të këtij të fundit.

"Është shumë e qetë në fermë. “Kuajt e tjerë e dinë. Unë mendoj se ata kanë kohën e tyre të pikëllimit sepse Jake ishte në qendër të vëmendjes këtu. Ekziston një boshllëk i madh. Ndihet sikur është ende këtu, por s’është”, ka thënë ai.