Një aeroplan transporti Boeing 747 është detyruar të kthehej pasi një kalë iku nga vendi i tij dhe shkaktoi kaos ndërsa avioni ishte në lartësi 9144 metra.
Aeroplani ishte nisur për në Belgjikë nga New Yorku por u kthye pas 90 minutash pasi kafsha u lirua.
Audio nga kontrolli i trafikut ajror e regjistroi pilotin të thoshte: “Kemi një kafshë të gjallë, një kalë, në aeroplan. Kali arriti të ikte”.
“Nuk mund ta sigurojmë kalin”.
Piloti tha se aeroplani ishte në rregull, por kali i lirë ishte shqetësimi, shkroi BBC.
Nuk dihet si kali u lirua, por ishte i lirë kur aeroplani u ul në aeroport. Nuk dihet as pse kali po transportohej.
Artikuj të ngjashëm