Algar, një vend me 1400 banorë në jug të Spanjës, i ka kërkuar UNESCO-s që të përfshijë bisedën në mbrëmje në rrugë në Listën e Trashëgimisë Botërore, UNESCO, duke mbrojtur kështu këtë zakon të shoqërimit në natyrë.
Në Algarve, verat janë jashtëzakonisht të nxehta, kështu që njerëzit dalin jashtë vetëm kur ulet nxehtësia.
Sapo muzgu i parë bie mbi vend dhe ajri i pastër rrjedh nga malet përreth, vendasit fillojnë të nxjerrin karrige dhe tavolina nga shtëpitë e tyre. Nga 10 deri në 15 persona mblidhen në rrugë për të folur, për të luajtur letra ose thjesht për të shijuar ambientin. Fëmijët zakonisht bashkohen me të rriturit, por vitet e fundit ka pasur gjithnjë e më pak adoleshentë.
Banorët kanë frikë se interneti dhe rrjetet sociale mund të shkatërrojnë një zakon shekullor.
Kryetari i qytetit, Jose Angel Sanchez, thotë se “rrjetet sociale të mos e thyejnë traditën tonë”. Ai ka nisur një fushatë në rrjetet sociale për të bërë thirrje që të ruhet tradita e këtij vendi.
Sanchez, i cili kujton me gëzim momentet e bukura nga fëmijëria e kaluar me fqinjët, beson se ky zakon do të forcohej nëse do të hynte në listën e UNESCO-s. Sipas UNESCO-s, trashëgimia kulturore jomateriale përfshin praktikimin e zakoneve stërgjyshore dhe mbajtjen e tyre gjallë. Midis tyre janë rituale dhe festa që disa komunitete i konsiderojnë të tyret.
Edhe
Spanja do t’i ndalojë rrjetet sociale për të rinjtë nën 16 vjeç
"Kur rrjetet sociale ishin në kulmin e popullaritetit të saj, të gjithë ishin në rrjetet sociale. Tani më duket se njerëzit po e lënë mënjanë dhe duan të komunikojnë përsëri ballë për ballë", thotë Sanchez, i bindur për suksesin e fushatës së nisur në gusht.
“Ne po mundohemi të vendosim harmoninë dhe bashkëjetesën dhe t'i kthehemi mënyrës tradicionale të shoqërimit”, shtoi ai.