Ndërsa Kina ende nuk ka shpallur plane të qëndrueshme për të rihapur kufijtë e saj për udhëtarët ndërkombëtarë, nuk ka asgjë të keqe të filloni të ëndërroni për vizitën tuaj të ardhshme tani.
Ka qindra destinacione të denja në vend që ofrojnë ushqim për të gjitha shijet. Ndoshta në krye të kësaj liste është Chengdu, kryeqyteti i provincës jugperëndimore Sichuan dhe pika e përsosur turistike për ata që janë në kërkim të një përzierjeje të peizazheve mahnitëse natyrore, kafshëve të egra -- është kryeqyteti i pandave në botë, sigurisht -- dhe disa nga ushqimet më të pabesueshme në planet.
Vitet e fundit qyteti ka zgjeruar ofertat e tij, të cilat përfshijnë një sërë projektesh të reja që turistët do të duan të përjetojnë -- duke përfshirë një aeroport të ri ndërkombëtar dhe disa mrekulli të arkitekturës, shkruan CNN.
Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar për biznes ose thjesht po ëndërroni për udhëtime pas pandemisë, këtu janë nëntë arsyet pse Chengdu duhet të jetë pjesë e itinerarit tuaj kur Kina të rihapet me botën.
Qyteti më i lumtur në Kinë
Nëse udhëtimi në një vend me banorë të lumtur është prioritet për ju, atëherë nuk ka qytet më të mirë për këtë se sa Chengdu. Është votuar qyteti më i lumtur i Kinës për 12 vjet radhazi.
Pandat e Chengdus
Shtëpia e pandave që nga viti i ardhshëm në këtë qytet do të kenë hapësirë më të madhe dhe më interesante, me inspirim nga fushat natyrore të gjelbra.
Ka një nga bibliotekat më të bukuria në Kinë
Biblioteka në Changdu padyshim është një nga më të bukurat. Është e frymëzuar në një nga bibliotekat më të vjetra në botë.
Ka një aeroport spektakolar
Aeroporti është modern dhe gjigant. Me gjashtë pista, ky aeroport pritet të ketë deri në 60 milionë pasagjerë në vit.
Kryeqytet botëror për ushqim
Qyteti i parë dhe i vetëm i certifikuar si Qyteti i Gastronomisë nga UNESCO më 2010, gastronomia e Chengdus vërtetë është e mahnitshme.
Skena artistike po ngrihet
Që nga krijimi i Qendrës Artistike “Blue Roof” më 2003, qyteti është transformuar në kreyqytet të artit dhe kulturës. Këtë vit, skena e artit atje do të ketë edhe një të re, do hapë dy muze të rinj.
Qyteti ngjallet pas errësirës
Në një studim, Chengdu renditet në 10 destinacionet më të famshme për jetën e natës në Kinë. Është e dyta për nga numri i madh i bareve në Kinë. Por, ka më shumë se sa vetëm jeta e natës, e zhurmshme nga lokalet e mbushura nga turmat. Banorët e vlerësojnë natën e qetë në një lokal më të qetë po ashtu për të pirë çaj dhe të luajnë me letra.
Një dritare e Kinës së lashtë
Chengdu mund të jetë në listën ndërkombëtare për dy dekadat e fundit, por ka qenë një qytet i begatë për mbi 2000 vjet. Pretendohet se është i vetmi qytet kinez që nuk ka ndryshuar emrin për rreth 2300 vjet. Turistët mund të udhëtojnë prapa në kohë në qytet në shumë zona që ende e mbajnë stilin e dikurshëm të jetesës.
Qytet i fokusuar në të ardhmen
Ka plane për ta kthyer Chengdun në qytet të shkencës, një zonë për zhvillim dhe krijim. Turistët do të mund të shihnin shembuj të krijimeve të ndryshme.