Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qytetet më të vizituara në botë

Në vendin e parë është Bangkok me 19.41 milionë vizitorë, pasuar nga Londra me 19.06 milionë vizitorë, Parisi me 15.45 milionë vizitorë dhe Dubai 14.87 milionë vizitorë.

“Mastercard Destination Cities Index” ka bërë një renditje me qytetet më të vizituara në vitin e kaluar në botë, shkruan moneyish.com, përcjell albinfo.ch.

Në vendin e parë është Bangkok me 19.41 milionë vizitorë, duke u pasuar nga Londra me 19.06 milionë vizitorë, Parisi me 15.45 milionë vizitorë dhe Dubai 14.87 milionë vizitorë.

Në top-10 qytetet më të vizituara janë edhe Singapori, Nju Jorku, Seuli, Kuala Lumpur, Tokio dhe Stambolli.

Por, nëse marrim për bazë se kanë shpenzuar turistët ku kanë qëndruar, atëherë Dubai doli në vendin e parë me 28.5 miliardë dollarë. Nju Jorku është në vendin e dytë me 17.02 miliardë dollarë, derisa Londra në vendin e tretë me 16.09 miliardë dollarë të ardhura turistike përgjatë vitit 2016.

Edhe Ky është qyteti më i mirë në botë për vitin 2026 Lifestyle 4 muaj më parë Ky është qyteti më i mirë në botë për vitin 2026

Top-10 qytet:

Bangkok – 19.41 milionë vizitorë

Londra – 19.06 milionë vizitorë

Paris – 15.45 milionë vizitorë

Dubai – 14.87 milionë vizitorë

Edhe Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet Kuriozitet 4 d. më parë Kjo është pasaporta më e fuqishme sivjet

Singapori – 13.11 milionë vizitorë

Nju Jork – 12.70 milionë vizitorë

Seuli – 12.39 milionë vizitorë

Kuala Lumpur – 11.28 milionë vizitorë

Edhe Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n Kuriozitet 2 j. më parë Zbulohet cili është qyteti më i mirë për të jetuar për 2026-n

Tokio – 11.15 milionë vizitorë

Stambolli – 9.16 milionë vizitorë