Kuriozitet

Qytetet më të vizituara në mbarë botën gjatë 2018-ës

Mastercard ka nxjerrë Indeksin vjetor të Qyteteve më të vizituara në Glob, i cili mat rritjen dhe rënien e udhëtimeve në dhe brenda 162 qyteteve anembanë botës.

Këtë vit Bangkok e mbajti vendin e parë nga viti i kaluar, i cili nuk ka gjasa të ndryshojë për shkak të një rritje të fortë të parashikuar prej 9.6% këtë vit, shkruan tch.

Ndërkohë, Dubai doli në krye në aspektin e shpenzimeve të vizitorëve – vizitori mesatar shpenzon 537 dollarë në ditë në qytetin e Lindjes së Mesme.

Në vijim po ju sjellim listën e 20 qyteteve më të vizituara në vitin 2018:

20. Bali, Indonezi - 8.43 milionë vizitorë ndërkombëtarë;

19. Osaka, Japoni - 8.78 milion vizitorë ndërkombëtarë;

18. Barcelona, Spanjë - 9.06 milionë vizitorë ndërkombëtarë;

17. Hong Kong - 9.11 milion vizitorë ndërkombëtarë;

16. Milano, Itali - 9.19 milion vizitorë ndërkombëtarë;

15. Palma de Majorka, Spanjë - 9.3 milion vizitorë ndërkombëtarë;

14. Pattaya, Tajlandë - 9.56 milionë vizitorë ndërkombëtarë;

13. Meka, Arabia Saudite - 9.73 milion vizitorë ndërkombëtarë;

12. Phuket, Tajlandë - 10.08 milionë vizitorë ndërkombëtarë;

11. Seul, Koreja e Jugut - 10.13 milion vizitorë ndërkombëtarë;

10. Antalia, Turqi - 11.27 milion vizitorë ndërkombëtarë;

9. Tokio, Japoni - 12.12 milion vizitorë ndërkombëtarë;

8. Stamboll, Turqi - 12.8 milion vizitorë ndërkombëtarë;

7. Kuala Lumpur, Malajzi - 13.53 milion vizitorë ndërkombëtarë;

6. New York City, SHBA - 13.67 milionë vizitorë ndërkombëtarë;

5. Singapori - 14.47 milion vizitorë ndërkombëtarë;

4. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe - 16.66 milion vizitorë ndërkombëtarë;

3. Paris, Francë - 17.95 milionë vizitorë ndërkombëtarë;

2. Londër, Mbretëria e Bashkuar - 20.42 milionë vizitorë ndërkombëtarë;

1. Bangkok, Tajlandë - 21.98 milionë vizitorë ndërkombëtarë.