Motrat binjake të porsalindura nga Brazili janë kafshuar dhe vrarë nga qeni i familjes, pasi nëna u largua për pak kohë nga dhoma, për të biseduar me një komshie.
Nëna Elaine Novais, 29 vjeç, nxitoi në ndihmë të vajzave të saj Anne dhe Analú 26-ditëshe, pasi dëgjoi klithmat e tyre nga dhoma e gjumit të saj, por ishte shumë vonë për t’i shpëtuar, transmeton Standard.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZonja Novais, e cila kishte luftuar të ngelej shtatzënë për nëntë vite rresht, e tërhoqi qenin nga binjaket dhunshëm, por ai tashmë kishte shkaktuar plagë fatale në barkun e tyre.
Një infermiere që jetonte aty pranë kreu ndihmën e parë për binjakët, njëra që vdiq menjëherë nga dëmtimet e marra dhe tjetra vdiq më vonë në Spitalin Komunal Maria Pedreira Barbosa pasi kaloi në arrest kardiak.
Mendohet se qeni u bë xheloz pasi nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga pronarët pas lindjes së foshnjave.
Zonja Novais nga shoku që pësoi, përfundoi në spital.
{gallery}