Një qen në Florida ka vozitur veturën e pronarit të tij për një orë.
Qeni, i ngujuar në veturë nga pronari, aksidentalisht ka vënë veturën në marshin prapa, dhe është sillë me të në një rreth për afër 60 minuta, transmeton Koha.net.
Gjatë vozitjes, qeni ka goditur një kuti postare, një kosh plehrash e disa tulla para shtëpisë së tij.
Fqinjët kanë xhiruar gjithë këtë ngjarje, “Ai voziste shumë mirë deri kur goditi kutin postare. Ai u sill për rreth një orë pa goditur asgjë”, shpjegojnë ata për unilad.
Fatmirësisht gjatë kësaj ngjarje, askush nuk është lënduar.
Artikuj të ngjashëm