Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni më i gjatë në botë jeton në Teksas

Qeni i një familje në Texas, u shpall qeni më i gjatë në botë nga Guinness World Records, pasi i njëjti është i gjatë 91.44 centimetra.

Zeusi i cili i përket Brittany Davis nga Bedfordi, mban rekordin për qenin më të gjatë në botë, shkruan Upi.com.

Davis tha se e kishe pranuar Zeusin si dhuratë nga vëllai i saj kur ishte vetëm 8 muaj.

“Ai ishte një qen i madh që prej kur e morëm atë, madje edhe kur ishte këlysh”, ka thënë ajo.

Davis ka thënë se familjarët i kishin propozuar që ta dërgonin për librin e rekordeve pasi ishte shumë i gjatë.

“Ne fillimisht nuk menduam se mund të ishte e mundur një gjë e tillë, por kur e matëm, thamë që ndoshta është e mundur. Ne kurrë nuk kemi menduar se do ta kemi qenin më të madh në botë”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm