Qeni i një çifti nga Kalifornia është tani mbajtës i rekordeve “Guinness” pasi qerpiku i tij më i gjatë u konstatua të jetë rreth 17 cm i gjatë.
Cocos, në pronësi të Rachelle Parks dhe Michael Babich, iu matën qerpikët tre herë nga një veteriner, i cili konfirmoi se qerpiku ishte rritur natyrshëm.
Qenit qw është një përzierje e një Newfoundland dhe një qen qimedredhur, iu dha rekordi pasi qerpiku i tij prej 17 cm u konfirmua nga “Guinness World Record” se ishte më i gjatë se qerpiku me gjatësi prej 16.9 cm i një labradoodle australian i quajtur Ranmura, të cilit iu dha rekordi në vitin 2014.
“Kur dalim ajo merr shumë vëmendje, jo vetëm për shkak të qerpikëve, por edhe për madhësinë e saj – ajo është një vajzë e madhe. Njerëzit janë të habitur me qerpikët e saj. Në fund të vitit të kaluar kontrollova gjatësinë e qerpikëve dhe kuptova se ata ishin rritur shumë dhe më pas kuptova se ajo do të thyente rekordin, kështu që aplikova”, ka thënë Parks.
Parks tha se ajo gjithmonë udhëzon kujdestarin e Coco-s që të mos shkurtojë qerpikët e qenit.