Njerku në Florida të SHBA-së është dënuar për abuzim me fëmijë pasi një e punësuar në një restorant kishte vërejtur një vit më parë shenja shqetësuese te një 11-vjeçar dhe për ta zbuluar këtë ka përdorur një letër ku i ka shkruar djaloshit nëse kishte nevojë për ndihmë, ka bërë të ditur një zyrë e avokatëve.
Një juri e shpalli Timothy Lee Wilson, 36 vjeç, për burgosje të një fëmije nën moshën 13 vjeç, për abuzim të rëndë të fëmijëve me armë, për abuzim të rëndë të fëmijëve dhe për neglizhencë të fëmijës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit, raportoi CNN të enjten.
Sipas një hetimi, djaloshi është mbajtur larg familjes së tij, në një dhomë hoteli e cila shfrytëzohej për magazinim, është privuar nga ushqimi dhe pijet dhe u është nënshtruar ushtrimeve të stilit ushtarak dhe abuzimeve të tjera.
Djaloshi 11-vjeçar dhe familja e tij ishin në restorantin Mrs.Patato në Orlando më 1 janar të vitit 2021, kur punonjësja Flaviane Carvalho vuri re se ai ishte ulur i veçuar nga prindërit dhe motra e tij, po privohej nga ushqimi dhe pijet dhe ishte i mavijosur e i gërvishtur.
Carvalho qëndroi pas prindërve të djalit dhe mbajti një shënim duke e pyetur djalin nëse ishte mirë. Kur fëmija tundi kokën duke dashur tw thotë ‘jo’, ajo shtroi një pyetje tjetër: "A keni nevojë për ndihmë”, shpjegoi ajo në një konferencë shtypi.
Pasi djali pohoi me kokë, Carvalho thirri shefin e saj dhe më pas thirri policinë.
Edhe
Humb licencën shkolla ku Paris Hilton tha se ishte abuzuar gjatë adoleshencës
Policia kishte mbërritur menjëherë në restorant, dhe pasi e ka marrë djaloshin në pyetje, ka arrestuar Wilsonin derisa nëna e tij, Kristen Swann është dërguar në kujdestari disa ditë më vonë.
Edhe Swann po përballet më disa akuza, përfshirë ato për neglizhim të fëmijës, abuzim të rëndë dhe dështim për të raportuar abuzimin me fëmijë. Mirëpo ajo është deklaruar e pafajshme.
Dënimi për Wilsonin do të bëhet i ditur më 19 gusht të vitit 2022.
-
Britney Spears me “sjellje të pahijshme” në restorant, por ajo i mohon
-
Babai në Francë e mban të mbyllur djalin 9 vjeç në një furgon, që nga 2024-ta
-
Detaji në mur që e ndihmoi hetuesin të shpëtonte një 12-vjeçare nga abuzimi seksual
-
Timothy Busfield paraqitet në gjykatë, i shtohen akuzat për abuzime seksuale