Një incident i pazakontë ka ndodhur në Francë, kur një dhelpër ka hyrë në një fermë me 3 mijë pula, transmeton koha.net.
Siç raporton BBC, dyshohet se pulat janë bërë bashkë dhe e kanë sulmuar dhelprën.
“Ato kanë ndjekur instinktin e tyre dhe e kanë sulmuar atë me sqepat e tyre”, ka thënë Pascal Daniel, shefi i fermës dhe shkollës agrokulturore “Gros-Chene”, transmeton Koha.net.
Trupi i dhelprës së vogël është gjetur pas disa ditësh në një cep të kafazit.
“Kishe vrima në qafë e shpinë të bëra nga sqepat”, thotë Daniel.
Kjo fermë është shtëpi e 6 mijë pulave të cilat mbahen në një vend me 5 hektarë tokë.
Gardhi i tyre qëndron i hapur gjatë ditës dhe shumica e pulave kalojnë ditën jashtë.
Kur dyert janë mbyllur automatikisht, dhelpra, e cila mendohet të ketë qenë pesë apo gjashtë muajshe, mendohet se ka mbetur brenda.
“Ato mund të bëhen mjaftë këmbëngulëse kur janë në grup”, thotë fermeri.