Alexander Zhestokov, i cili identifikohet nga mediat edhe si “Kumbari” i mafias ruse nga mediat vendase, u ekzekutua teksa bashkë me miqtë po festonte daljen e tij nga burgu.
39-vjeçari u ekzekutua në një restorant në rajonin e Kemerovo, më 27 korrik të këtij viti, dhe e gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë.
Ai u arrestua në vitin 2013-tën nën akuzën e ngritjes së një grupi të organizuar kriminal, por gjatë procesit kundër tij asnjë prej dëshmitarëve nuk pranoi të dëshmonte kundër, transmeton tch.
Në video dallohet që një person i veshur me të zeza afrohet pranë tij dhe e qëllon pas shpine me pistoletë me silenciator, duke e lënë në tokë të pajetë.
Autori u largua me shpejtësi, duke përfituar edhe nga kaosi që u krijua mes miqve të viktimës, të cilët nuk e kuptuan se çfarë realisht ndodhi.
-
Autogoli që solli vrasjen e Escobarit pas Botërorit 1994
-
Putini zotohet për hakmarrje pasi akuzoi Ukrainën për sulm në konviktin e studentëve
-
Tifozët turq e sulmojnë brutalisht boksierin rus dhe trajnerët e tij
-
Ish - i burgosuri që humbi një këmbë për Rusinë thotë se vendi i tij e tradhtoi
-
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vrasjen në Gjakovë