Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia ka një “plan alternativ” për sulmuesit e Moskës

Nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka sugjeruar që të vriten të dyshuarit që u arrestuan për sulmin në një sallë koncertesh në Moskë.

Ai ka thënë në kanalin e tij në Telegram se vrasja e tyre “është e rëndësishme”.

“Të gjithë po më pyesin mua. Çka të bëj? Ata janë arrestuar, ju lumtë atyre që i kapën. A duhet t’i vrasim? Po dhe do t’i vrasim. Po më e rëndësishme është t’i vrasim të gjithë të përfshirët. Që të gjithë. Kush pagoi, përkrahi e mbështeti. Vritini të gjithë”, ka thënë ish-presidenti rus.

Rusia i ka akuzuar katër persona lidhur sulmin ku u vranë të paktën 137 persona.

Tre prej tyre u dërguan të përkulur në një gjykatë në Moskë, ndërsa i katërti ishte në një karrige me rrota.

Të gjithë u akuzuan për kryerjen e aktit terrorist.

Edhe Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur Botë Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur

Shteti Islamik, ose IS, tha se kreu sulmin e së premtes në Sallën e qytetit Crocus dhe postoi gjithashtu edhe pamje nga sulmi.

Zyrtarët rusë kanë pretenduar përfshirjen e Ukrainës ani pse nuk kanë paraqitur prova. Kievi e ka quajtur absurd pretendimin.

Të arrestuarit janë Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov.