Së fundmi janë publikuar pamje kur dy gra në Prishtinë u sulmuan në sorrat. Kjo specie konsiderohet si ndër zogjtë më të mençur në natyrë për shkak se ka kujtesë të fuqishme.
Por pse sulmojnë sorrat?
Roboti virtual, ChatGPT, thotë se sorrat, si shumë zogj të tjerë, sulmojnë kur ndihen të kërcënuara ose kur e mbrojnë territorin e tyre. Sulmet thuhet se i shtojnë në periudha të fertilizimit apo kur i ruajnë vezët në foletë e tyre nga grabitqarët.
Në disa raste thuhet se ato sulmojnë edhe për të mbrojtur ushqimin e tyre. Kjo konsiderohet sjellje prej instinkti natyror, me qëllim të mbijetesës.
ChatGPT rekomandon që kur sulmoheni nga sorrat të mos bëni panik. Tentoni të tërhiqeni ngadalë nga terreni i tyre dhe mos bëni lëvizje që mund të konsiderohen provokuese.
Mbroni edhe kokën për të shmangur sulmin.
-
Sorrat i sulmojnë dy gra në kryeqytet
-
Gruaja në Prishtinë sulmohet nga vajza dhe bashkëshorti i saj
-
Sulmoi për herë të dytë viktimën, arrestohet e dyshuara në Prishtinë
-
Sa të rrezikshme janë sulmet e zogjve gjatë fluturimit të një aeroplani
-
Pse qentë sulmojnë më tepër gjatë dimrit dhe si të mbroheni