Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pse qentë sulmojnë në grup dhe çka thotë shkenca për këtë

Studiuesit e botës së kafshëve kanë thënë se arsyet pse qentë sulmojnë në grupe janë të shumta. Një prej tyre është ruajtja e territorit.

Qentë endacakë zakonisht rrinë së bashku, të strukur pranë qosheve të objekteve apo të shtrirë në trotuare. Ata presin prenë që t’iu kalojë pranë apo qëndrojnë të ngopur në hapësira ku ndjehen të sigurt, shkruan “Wbur”.

Por, kalimtarët mund të jenë të rrezikuar nëse pranë tyre gjenden grumbuj qensh, pasi në të tilla raste, qentë ndihen më të sigurt për të marrin hapin e sulmit.

Qentë mund të sulmojnë edhe në raste të frikës, kur “sulmuesi” ua cenon hapësirën e vendstrehimit.

Të mbledhur tok, iu sulen kalimtarëve dhe në disa raste, nuk tërhiqen derisa të arrijnë qëllimin.

Shkak i sulmit në grup sipas mediumit mund të jetë edhe nevoja për të treguar sundimin në zonën ku qëndrojnë. Qentë kur shohin prenë, duan të tregojnë shembull se janë “pronarë” të atij lokacioni dhe nuk lejojnë asnjë lloj cenimi.

Por, për të mësuar si t’iu shmangeni sulmeve të qenve mund të lexoni më poshtë:

 

Artikuj të ngjashëm