Festimi i Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve po konsiderohet si mundësi për përhapje masive të COVID-19. Zyrtarët shëndetësorë kanë propozuar t’i anulojnë organizimin e festave këtë vit.
Drejtori i spitalit të Parisit, Julien Lenglet, ka thënë se organizimet në masë mund të ndikonin në shtimin e rasteve të infektimit me COVID-19.
“Unë do të thoja, pa ndonjë hezitim, se duhet të anulohet festimi i Krishtlindjes dhe Vitit të Ri”, tha Lenglet, shkruan Reuters.
Franca ka hyrë në izolim të dytë në javët e fundit, duke u munduar ta frenojë përhapjen e COVID-19. Masat e ndërmarra janë cilësuar si formë e duhur për uljen e rasteve të infektimit.
Ky shtet ka tejkaluar 1.8 milion raste të infektimit me COVID-19, duke u renditur si shteti i katërt me më së shumti raste në botë.