Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Prishtina ndër qytetet me espresson më të lirë në Evropë

Kafeja

Për shumë njerëz, kafeja është pjesë e përditshmërisë. Pinë në mëngjes apo edhe pasdite. Espressoja është pija që konsumohet gjithandej botës. Për dikë, madje kjo kafe është e pazëvendësueshme. “Travelbook” ka krijuar një “indeks të espressos” duke treguar sa kushton një e tillë nëpër qytetet e Evropës. E Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, është ndër më të lirat.

Në listën prej 42 qytetesh evropiane, Prishtina renditet në vendin e tretë nga fundi. Lista thotë se espressoja në Prishtinë kushton 90 centë.

Në fund të listës, sipas “Travelbook”, janë Shkupi e Tirana.

Në kryeqytetet evropiane, çmimi i espressos është dukshëm më i lartë se në rajon. Megjithatë, atje edhe të ardhurat janë disafish më të larta. Sipas listës, Kopenhaga e Danimarkës prin si vendi me espresson më të shtrenjtë në Evropë – 4 euro. Pasojnë Berna e Zvicrës dhe Helsinki i Finlandës me 3.96, respektivisht 3.59 euro. Top-pesëshen e mbyllin Reykjaviku i Islandës dhe Parisi i Francës.

Image
Image
Image