Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Princi William humb titullin e “tullacit më seksi në botë”

Foto: Getty Images

Princi William pak javë më parë mori titullin e trashëgimtarit të fronit në Mbretërinë e Bashkuar. Deri tash ka mbajtur edhe titullin e “tullacit më seksi në botë”. Megjithatë, pak javë pasi u bë trashëgimtar i fronit, atij titulli i pazakontë iu mor nga një aktor me famë botërore.

Hulumtimi i kryer nga agjencia “Reboot”, që përdor disa faktorë shkencorë për studimin e tij, duke përfshirë edhe opinionin botëror, pasurinë, gjatësinë e të tjera, ka zgjedhur aktorin Vin Diesel në pozitën e parë të listës së “meshkujve tullacë më seksi në botë”.

Aktori i “Fast and Furious” mori 6.46 pikë nga 10 të mundshme.

Princi William ra në pozitën e pestë me 6.13 pikë, bazuar në matjet e “Rebootit”.

Pas Dieselit janë Stanley Tucci, Shemar Moore, Pitbull, dhe më pas Jason Statham, Bruce Willis, Joe Rogan, Dwayne Johnsoni e Mike Tysoni.

Image