Princesha e Japonisë, 28-vjeçarja Ayako është martuar me të dashurin e saj 32-vjeçar Kei Moriya, një nëpunës në një kompani anijesh.
Martesa me një njeri të thjeshtë e detyron princeshën që të heqë dorë përfundimisht nga pozicioni i saj dhe luksi.
Ceremonia u zhvillua në kompleksin e shenjtë “Meiju Jingu” në Tokion qendrorë dhe përfshiu shkëmbimin e unazave dhe pije japoneze.
Të premten princesha, fëmija e tretë e princit Takamado dhe e bashkëshortes së tij Hisako mori pjesë në një ceremoni lamtumire të organizuar nga perandori Akiho dhe perandoresha Michiko.
Të martën çifti do të marrë pjesë në një banket që me shumë mundësi do të mbahet në New Otani Hotel të Tokio në prezencë të princit trashëgimtar Naruhito dhe të bashkëshortes së tij Masako Owada.
{gallery}
-
Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por s’lejon një perandoreshë në fron
-
Lumturia e tepërt e dërgoi një grua në urgjencë, një rast jashtëzakonisht i rrallë
-
Katie Holmes shfaqet dorë për dore me partnerin e ri
-
Demi Lovato tregon sekretin e marrëdhënies së fortë me bashkëshortin
-
Prokuroria norvegjeze kërkon më shumë se 7 vjet burgim për djalin e princeshës