Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Princesha japoneze e humb statusin mbretëror shkaku i martesës me një qytetar të rëndomtë

Princesha japoneze, Mako, u martua me një qytetar të rëndomtë dhe ka humbur statusin e saj mbretëror.

Lidhja martesore ka ndarë opinionin publik dhe ka shtyrë edhe për më shumë se tre vjet përplasjen për statusin financiar të vjehrrës së saj.

Të martën në mëngjes, princesha është larguar, duke u thënë lamtumirë prindërve të saj, princit të kurorës, Akishino, dhe princeshës së kurorës, Kiko, dhe motrës Kako.

Dokumenti i martesës për Makon dhe Kei Komuron është dorëzuar nga zyrtari i Pallatit Mbretëror dhe martesa tashmë është zyrtare, ka njoftuar Agjencia e Pasurisë Perandorake.

Mako nuk pritet të deklarohet për shkak të frikës dhe sikletit të manifestuar më parë.

Mako po rimerr veten pas trajtimit nga mjekët e pallatit për shkak të një forme të stresit traumatik, që mendohet se ka ardhur si pasojë e ndikimit negativ të mbulimit mediatik, sidomos pas sulmeve ndaj Komuros.