Një prift ka gjetur një nga diamantet më të mëdha prej 706 karatësh në regjionin lindor të Sierra Leones, Kono, raporton Reuters.
Guri, një foto i të cilit është postuar në faqen zyrtare të presidentit, është duke u ruajtur në Bankën Qendrore të vendit, thonë burimet qeveritare, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë prijës lokal nga Kono e dorëzoi atë te presidenti, Ernest Bai Koroma në emër të Emmanuel Momoh, i cili e kishte gjetur. Qeveria planifikon që ta vë në ankand.
Presidenca, përmes një deklarate për media ka thënë se Koroma ka falënderuar prijësin që ishte si ndërmjetës për mos trafikimin e diamantit jashtë vendit.
Diamantet kishin nxitur një luftë civile për një dekadë, e cila kishte përfunduar më 2002, në të cilën ishin vrarë 50 mijë njerës. Rebelët kishin detyruar
Ende nuk i është caktuar vlera e këtij diamanti, i cili pritet të vlejë miliona dollarë. Ndërsa ky është një nga diamantët më të mëdhenj të gjetur.
Ky është larg prapa diamantit më të madh që ishte gjetur më 1905, diamanti Cullinan kishte 3,106 karat. Kurse më 2015 në një minierë në Botswana ishte gjetur një diamant 1,111 karatësh.