Minatorët në Angola kanë zbuluar një diamant rozë që besohet të jetë më i madhi i gjetur në 300 vjet, shkruan CNN.
Operatori australian i depozitës së Angolës ka thënë se diamanti rozë 170 karatësh u emërua si “Trëndafili Lulo”. Diamanti u gjet në minierën Lulo në verilindje të vendit të pasur me diamante dhe është një nga diamantet më të mëdhenj rozë të gjetur ndonjëherë.
Zbulimi historik i diamantit të tipit IIa, një nga format më të rralla dhe më të pastra të gurëve natyrorë, është mirëpritur nga qeveria e Angolës, e cila është gjithashtu partnere në minierë.
Diamanti do të shitet në një ankand ndërkombëtar, me një çmim marramendës.
Artikuj të ngjashëm
-
Diamanti super i rrallë rozë pritet të shitet për mbi 35 milionë dollarë
-
Diamanti rozë 18-karatësh blihet për mbi 28 milionë franga
-
Diamanti i rrallë rozë vendos rekord, shitet për gati 60 milionë euro
-
Diamanti i rrallë rozë që pritet të shitet për mbi 20 milionë euro sot
-
Zbulohet një specie e re majmuni