Një diamant 1.098 karat i gjetur në Botswana është deklaruar nga kompania e diamanteve “Debswana” si i treti më i madh i llojit të vet në botë.
Guri i zbuluar më 1 qershor është vlerësuar si shumë i rrallë dhe i jashtëzakonshëm.
Lynette Armstrong, drejtoreshë e “Debswanas”, ka thënë se “ky gur ka kuptim të madh për Botswanan”.
Ky diamant i zbuluar është guri më i madh i çmuar që është zbuluar në historinë e kompanisë, shkruan The Guardian.
Diamanti më i madh i njohur është "Cullinan" me 3.106 karatë, i gjetur në Afrikën e Jugut më 1905.
Guri i dytë më i madh me 1.109 karat është “Lesedi La Rona”, i zbuluar në verilindje të Botswanas më 2015.
Artikuj të ngjashëm
-
U gjet në Botsuana diamanti i dytë më i madh në botë
-
Zbulohet në Afrikë diamanti më i madh në botë, 442 karatësh
-
Diamanti super i rrallë rozë pritet të shitet për mbi 35 milionë dollarë
-
Një diamant rozë, më i madhi i gjetur në 300 vjet, u zbulua në Angolë
-
Diamanti më i madh në botë shitet për 52 milionë euro