Një babai nga Belfasti ka thënë se ka mbetur i befasuar me reagimet pozitive nëpër botë ndaj tri fotove familjare që ai i ka postuar në rrjetet sociale, shkruan BBC.
Ciaran Shannon ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografitë e tij me vajzën, Niamh, në disa faza të jetës së saj akademike.
Fotografitë janë bërë në vendin e njëjtë, jashtë shtëpisë së tyre.
Ato u postuan në Twitter si pjesë e trendit “Si nisi. Si po shkon”. Postimi është pëlqyer nga miliona.
“Thjeshtë kam shikuar shifrat duke u rritur”, ka thënë Shannon. “Është sikur të shohësh një orë elektrike si lëviz kur e ke tharrësen e flokëve ndezur. Jam i befasuar nga reagimi në fotografitë që kam postuar. Gjëja e mirë është se tash gati një milion persona e dinë se sa krenar jam me vajzën time”.
Vajza e tij 25-vjeçare tash është mësuese e matematikës. Fotografitë janë bërë nga nëna e saj Brenda.
-
Cicërima në Twitter që mori vëmendjen e botës
-
Brooklyn Beckham “i zemëruar” që prindërit e përfshinë në postime për Ditën e Babait
-
Vjehrri i Brooklynit reagon pas përçarjes së familjes Beckham
-
Kerry Washington mundohet t’i mbrojë fëmijët nga rrjetet sociale
-
Shpërndau foto të një vajze në Facebook, arrestohet