Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Portugezët me teknologji “kthehen” në vitin 1755

Lisbonë, Portugali, 1 nëntor 1755.

Është Dita e të Vdekurve e kishat janë plot me besimtarë.

Toka nis të dridhet, ndërtesat nisin të shemben, pastaj zjarret e krejt në fund ndodh edhe cunami.

Toka, zjarri e uji – të gjitha elementet u përplasën gjatë asaj që njihet një ndër fatkeqësitë natyrore më të rënda që ka përjetuar bota ndonjëherë.

Tërmeti i Lisbonës – siç quhet zakonisht, vlerësohet të ketë pasur magnitudë 8.5 sipas shkallës Rihter.

Edhe Lisbona e harmonisë së stileve, aromave dhe tingujve të “fados” Shtojca për Kulturë Lisbona e harmonisë së stileve, aromave dhe tingujve të “fados”

Ka lënë të vdekur të paktën 20 mijë, mbase deri në 40 mijë njerëz në kryeqytetin portugez, madje besohet të jetë tërmeti më i keq i regjistruar historikisht në Evropë.

Dhjetëra vizitorë në Qendrën e Tërmeteve të Lisbonës po udhëtojnë prapa në kohë në vitin 1755.

Ata kanë përjetuar krejt ato që kanë ndodhur në kryeqytetin portugez brenda një dite.

Qendra – e cila sapo është hapur në Lisbonë , ka njoftuar se dëshiron të angazhohet me vizitorë, vendas e turistë për ta treguar historinë e Lisbonës – histori shkatërrimi, ama edhe rilindjeje.

Ricardo Clemente, shef i qendrës për tërmetet, thotë se me udhëtimin në kohë, njerëzit mund të mësojnë gjithçka që ndodhi në ditën më fatkeqe të Portugalisë.

Në kohën kur sizmometrat as nuk ekzistonin, shkencëtarët duhej të mbështeteshin në tregimet historike, të shkruara nga vendasit e udhëtarët e ndryshëm në mënyrë që të dokumentohej tërmeti.

Burrështetasi dhe dora e djathtë e Mbretit, Markez de Pombal, doli në krye të menaxhimit të fatkeqësisë dhe u përpoq të mblidhte sa më shumë informacione që ishte e mundur në ditët dhe javët që pasuan nga tragjedia.

Edhe Kjo ngrohtësi, këto ngjyra, ky fllad: Lisbona, qyteti i dritës Kulturë Kjo ngrohtësi, këto ngjyra, ky fllad: Lisbona, qyteti i dritës

Angazhimi i tij për ta dokumentuar ngjarjen, hapi rrugën për historianët dhe shkencëtarët që e studiojnë këtë rast sot. Dokumentacioni u përdor nga Qendra e Tërmeteve për të ndihmuar në krijimin e inskenimit.

“Ka qenë sfidë e madhe për historianët t’i rindërtonin rrugët, fasadat, mënyrën e jetesës, kërkohej studim shumë i detajuar. Megjithatë, kjo sfidë ia mundëson vizitorit të ketë një eksperiencë krejt ndryshe. Edhe gjërat që ishin më të vështirat për t’u rikrijuar përfundojnë duke e provokuar vizitorin në mënyrë shumë më aktive”, ka shpjeguar historiani Antonio Canhoto Costa.

Disa nga dëshmitë e përdorura janë të dorës së parë, të tjerat janë të frymëzuara nga rrëfime të dorës së dytë, mirëpo Costa thotë se ishte e rëndësishme të përfshiheshin të gjitha.

Pas këtij përjetimi, vizitorët mund të shkojnë në sallën e trajnimit, ku mund të mësojnë më shumë rreth tërmetit të vitit 1755.

Aty është një shenjë që të futë në hamendje “A jemi të përgatitur për pjesën tjetër?”.

Pas largimit nga qendra, vizitorët inkurajohen ta eksplorojnë qytetin.

Edhe Zjarre masive në Portugali, teksa autoritetet greke paralajmërojnë për tym toksik Botë Zjarre masive në Portugali, teksa autoritetet greke paralajmërojnë për tym toksik

Ujësjellësi i Lisbonës i mbijetoi tërmetit. Disa ndërtesa u rindërtuan, teksa të tjerat mbeten në rrënoja.

Të gjitha janë pjesë e asaj fatkeqësie tragjike natyrore të vitit 1755.