Policia në SHBA po kërkon katër majmunë që ikën pasi një kamion që transportonte 100 prej tyre u përfshi në aksident.
Kamioni që po çonte majmunët në një laborator në Florida, u aksidentua në Pensilvani.
Askush nuk u lëndua, por majmunët arritën të iknin.
Dy u lokalizuar por ende autoritetet po mundohen t’i kapin. Dy nuk janë gjetur.
Ata u kërkuan për kërkime për vaksinat anti-COVID, raporton BBC.
Policia ka kërkuar që qytetarët të mbajnë distancë dhe të thërrasin urgjencën nëse shohin një nga kafshët.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksidentohet kamioni me 100 majmunë, zhduken disa prej tyre
-
Gjenden gati të gjithë majmunët që ikën pas aksidentimit të kamionit në Pennsylvania
-
Kapen të gjithë majmunët që kishin ikur nga një laborator në SHBA
-
43 majmunë ikin nga një laborator në SHBA
-
Mbi 35 lopë ikin pasi kamioni transportues u aksidentua në SHBA