Policia në Dubai ka ndoshta flotën më të madhe të automjeteve dhe pas shumë super-automobilave është bërë edhe me mjetet transportuese të së ardhmes.
Në garazhin e policisë së Dubait, pranë Bugatti Veyron, Porsche 918 Spyder, Audi R8 dhe Ferrari FF, ka edhe një “Hoverbike” (‘biçikletë fluturuese’).
Modeli Hoverbike S3 është në version hibrid dhe u ndërtua në Kaliforni dhe përdor një bateri 12.3 kWh përmes së cilës mund fluturojë 40 minuta.
Megjithatë, në varësi të kushteve të përdorimit, koha reale e “ngasjes” është 10-25 minuta.
Problemi është se ngarkimi i S3 për 25 minuta fluturim, zgjat 2.5 orë dhe shpejtësia maksimale e kësaj pajisjeje është 96 km/h.
Një ‘hoverbike’ i tillë kushton 150,000 dollarë pa taksë.
-
Del në shitje edhe zyrtarisht motori fluturues
-
Firma kineze teston taksin fluturues në Dubai
-
BMW M5 bëhet vetura më e shpejtë e policisë Australiane
-
Merr me qira Lamborghinin, gjobitet me 47,000 dollarë për tejkalim shpejtësie për më pak se 4 orë
-
Veturat fluturuese kineze shëtisin në qiellin mbi Dubai