Dihet se policia në Emiratet e Bashkuara Arabe ka veturat më të shpejta në botë, që nga Renault Twizy e deri te Porsche 918 Spyder, megjithatë, edhe policia australiane ka disa të tilla.
Policia australiane ka nën pronësi vetura super sportive, duke filluar nga Ford GT RSPEC me 536 kuajfuqi e Audi RS4 Avant me 450 kuajfuqi, por tani vargut të super veturave të tyre i është shtuar edhe një BMW M5, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Ky BMW M5 është vetura më e shpejtë në vargun e super veturave të tyre, e cila shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për 3.3 sekonda e atë maksimale prej 305 km/h.
M5 ka motorin 4.4 litërsh V8 që prodhon 617 kuajfuqi e kushton rreth 150 mijë euro.