Një familje në Florida të Amerikës, raportoi në polici fqinjin e tij. I tha se brenda shtëpisë së tij, po dëgjohet një zë që realisht po kërkonte ndihmë.
Ata i thanë policisë se është një zë gruaje që po ulërinë “Më lini të dalë”.
Nuk shkoi gjatë dhe policia amerikane shkoi në vendin e ngjarjes, transmeton Koha.net. Jashtë shtëpisë, ishte pronari që po rregullonte veturën. Ai punon si mekanik.
Por krejt kjo ngjarje u kthye në humor kur pas marrjes në pyetje, doli të jetë se ishte papagalli i pronarit i cili po kërkonte ndihmë.
Kamera e shtëpisë ka incizuar momentin kur dëgjohet edhe zëri i papagallit dhe më pas, qeshjet e policëve.
Pronari u tha policëve “tash po ua sjellë zhurmëbërësin”, derisa doli nga oborri i shtëpisë me papagall në dorë.
Edhe
Fqinjët thërrasin policinë pasi dëgjojnë një grua duke thirrur për ndihmë, doli të jetë një papagall
40 vjeçari tregoi më pas se mban papagallin qysh kur ishte fëmijë.
{gallery}