Pasi i thirrën, policia e “4 Palm Beach Country” shkuan për të marrë në pyetje një burrë i cili ishte në oborrin e tij duke rregulluar një veturë, raporton policia e qytetit Palm Beach të Floridas.
Policia u thirrën nga fqinjët të cilët dëgjonin një grua duke thirrur për ndihmë, por kur policia arriti në vendin e ngjarjes, pan që ‘ajo’ që bërtiste realisht ishte një papagall, transmeton Koha.net.
Personi i cili u morr në pyetje nga policia shpjegoi këtë ngjarje duke thënë se papagalli i tij shpesh herë bërtet “ndihmë, ndihmë, më lini të dal jashtë” (help, help, le me out).
“Këto fjalë unë ja mësova atij kur isha fëmijë, e Rambo (papagalli) jetonte në kafaz”, ka shpjeguar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia i shkon në shtëpi sepse fqinjët raportuan një zë gruaje që kërkonte ndihmë, doli të jetë një ...
-
Ariu në Florida gati sa s’përfundoi në veturën e policisë
-
Zjarrfikësit amerikanë shpëtojnë kalin që u bllokua në pishinë
-
Policia hoqi aligatorin nga familja amerikane
-
Policia amerikane i del në ndihmë derrit që i iku pronarit