Lufta e Brazilit me drogën është një luftë që s’përfundon kurrë, derisa policia e tij bën më të mirën e vet për të ndaluar narkotikët të hyjnë dhe të dalin brenda shtetit me disa taktika drastike të adaptuara.
Një video, që nuk është pjesë e ndarë nga filmi ‘Fast Five’ e as loja ‘GTA’, ka pamje të filmuara nga makina e policisë.
Në video shihet policia duke goditur me makinë një aeroplan të mbushur me drogë, që të çohet nga toka, në gjysmë të rrugës së tij.
Pastaj, pasi rrëzojnë aeroplanin pas goditjes me veturë, policët të armatosur, dalin nga vetura për ta kapur pilotin, i cili e kishte aeroplanin të stërmbushur me drogë.
Lufta me drogën në Brazil ka lënë gjurmët e saj në këtë shtet e ajo është rritur në masë të madhe pasi fajësohet për rritjen e vetëvrasjeve për 166 për qind, nga 2002 e deri në 2012.
-
Policia në Brazil përplaset me trafikantët e drogës, 17 të vdekur
-
Policia arreston gjyqtarin në fushë, habiten lojtarët
-
15 kontrabandistë të vrarë nga operacioni i ushtrisë tajlandeze në kufi me Birmaninë
-
14 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Brazil
-
Bastisjet e policisë braziliane lënë të paktën 43 të vdekur