Një polic ka shpëtuar një furgon me shoferin në të nga rënia në humnerë.
Vozitësi i furgonit ishte në kabinë në momentin kur ai mbeti i pezull në mbrojtësen e një ure.
Polici Martin Willis vrapoi dhe me duar nuk lejoi veturën që të binte në humnerë në autostradën A1 të Yorkshire në Angli.
Në një postim në Twitter, Willis ka treguar për momentin kur kapi në rrotë furgonin që të mos binte në humnerë, derisa ka shtuar se nuk mund të përshkruante emocionet që kishte kur erdhën zjarrfikësit.
Willisi për veprimin e tij u cilësua si hero e “Superman” nga kolegët e tij.

Artikuj të ngjashëm
-
Pamje të rënda: Polici amerikan shpëton shoferen që po digjej brenda veturës
-
Aksident shokues në Britani, një çift lëndohet rëndë
-
Qeni shpëtoi pronarin pasi ra në liqenin e ngrirë
-
Momenti kur ekipi “Swat” në SHBA shkatërron një kamion dhe arreston të dyshuarin
-
Aksident mes furgonit të kompanisë së sigurimit dhe një veture