Të paktën tre policë janë detyruar të bien në gjunjë pasi një bandë kriminale kishte kidnapuar 11 zyrtarë policorë në Meksikë.
Agjentët e Policisë së shtetit ishin duke patrulluar në qytetin Juan Galindo kur u përballën me të shtëna armësh në mbrëmjen e së shtunës.
Sipas raportimeve, policët sapo kishin përfunduar një operacion që kishte parandaluar vjedhjen e një rafinerie nafte.
“DailyMail” ka publikuar fotografi të kësaj skene ku shihen tre nga 11 policët që kishin rënë në gjunjë para anëtarëve të bandës, që sipas raportimeve ishin më në numër se policët.
Policët më pas ishin dërguar në një zonë tjetër dhe u gjetën të dielën në mëngjes. S’ka pasur të arrestuar lidhur me rastin, transmeton Koha.net.
Qeveria meksikane është përfshirë së fundmi në një përballje të vazhdueshme me organizatat kriminale. Që nga viti 2016, kompania e naftës “Petroleos Mexicanos” ka pësuar rënie të vlerës për shkak të vjedhjes së 7.4 milionë dollarëve. Vjedhja e karburantit ka nisur një luftë mes karteleve duke rritur numrin e grabitjeve dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

-
Të paktën 11 të vrarë nga një sulm i armatosur në Meksikë
-
Të paktën 19 të vrarë brenda 24 orëve nga sulmet e karteleve të drogës në Meksikë
-
Tre policë të vrarë në luftimet me kartelin e drogës në Meksikë
-
Gjashtë gra të zhdukura në Meksikë gjenden të vrara e të djegura
-
Të paktën 12 të vrarë në një lokal në Meksikë