Një grup derrash u arratisën nga stalla në Florida të SHBA-së, duke i detyruar policë e qytetarë të dilnin në terren.
Banorët e lagjes Lehigh Acres deklaruan se derrat u arratisën në mëngjesin e së martës, derisa për rreth 12 orë ishin të lirë.
Në “aksion” për kapjen e derrave u përfshin dhjetëra qytetarë e disa oficerë policie. Pas 12 orëve, derrat thuhet se u kapën dhe u dërguan në vendin e tyre.
Pamjet e publikuara në mediat online u bënë virale.
Artikuj të ngjashëm