Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Plani i tajkunit të teknologjisë për “të jetuar përgjithmonë”

Ka diçka jashtë kësaj bote te Bryan Johnsoni. Lëkura e tij është e shndritshme dhe e tendosur, sytë e tij janë të ndritshëm në mënyrë të panatyrshme, ndërsa ai shikon me vëmendje.

Kërkoj për një rrudhë, njollë apo të metë në fytyrën e tij, por nuk ka asnjë. E pabesueshme, por kjo përsosmëri nuk vjen nga botoksi, mbushjet apo nga aftësia e një kirurgu, shkruan “Daily Mail”.

Në moshën 45-vjeçar, Bryan, një manjat i teknologjisë që shiti biznesin e vetë Braintree Venmo te PayPal për 800 milionë dollarë gati dhjetë vjet më parë, po shpenzon nga 2 milionë dollarë në vit në kërkimin e rinisë së pëhershme, në projektin e quajtur “Project Blueprint”.

Ai ka një ekip prej më tepër se 30 mjekëve që në mënyrë rutinore ia kontrollojnë gjakun, zemrën, mëlçinë, veshkat, trurin, enët e gjakut dhe shëndetin seksual.

Ai pi gati 80 vitamina e minerale në ditë, ha mbi 30 kilogramë perime të freskëta në muaj dhe bjen në shtrat çdo natë në ora 20:30.

Edhe Miliarderi që u përpoq ta ngadalësojë plakjen, diagnostikohet me një sëmundje të pashërueshme Lifestyle Miliarderi që u përpoq ta ngadalësojë plakjen, diagnostikohet me një sëmundje të pashërueshme

Synimi i Bryanit është që biologjikisht të kthehet në moshën 18-vjeçare. Ai ha një sasi strikte prej 1977 kalori në ditë – duke përfshirë qumësht të bajameve, arra, fara të lirit dhe manaferra – ushtron të paktën një orë në ditë. Ai pretendon se dy vjet në eksperimentin e tij kundër plakjes, ka tash zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe fizikisht është si 18-vjeçar.

A mendon se do të jetojë përgjithmonë?

“Për momentin nuk e kam plan të vdes”, thotë ai.

Kritikët madje kanë ngritur krahasime të Bryanit me Patrick Batemanin, vrasësin serial të novelës “Amerikan Psycho” të shklruar nga Bret Eatson Ellis.

Bryan e quan veten atlet profesionist, ndërsa qesh kur njerëzit i thonë narcisist.

Edhe Biohakeri, që shpenzon 2 milionë në vit për “t’u rinuar”, tregon rezultatet e fundit Kuriozitet Biohakeri, që shpenzon 2 milionë në vit për “t’u rinuar”, tregon rezultatet e fundit

“Unë nuk jam ndjerë kurrë më i lumtur apo më i qëndrueshëm. Urrejtësit gjithmonë do të urrejnë, por për mua shenja e një gjeniu është goditja në shënjestrën që nuk mund të shohin tjerët”, thotë Bryan nga vila e tij 9 milionë funtëshe në Kaliforni.

Bryan bëri bujë botërore muajin e kaluar në “një shkëmbim të plazmës së gjakut mes gjeneratave”, ku djali i tij 17-vjeçar Talmage i dhuroi atij gjakun rinor, ndërsa Bryan vetë i dhuroi gjakun e tij babait 70-vjeçar.

Ideja e tij kishte rrjedhur nga testet te brejtësit, ku minjtë më në moshë u rinuan kur u mbushën me gjakun e minjve të rinj. Mirëpo, shkencëtarët asnjëherë nuk e testuan këtë te njerëzit.

Kur Bryan është pyetur nëse ndihet më i ri pasi mori rreth një litër gjak nga djali i tij, ai thotë: “Është shumë herët për të thënë këtë”.

Bryan kishte nisur kërkimin kundër plakjes kur, pasi e shiti kompaninë dhe kaloi në një divorc të rëndë nga bashkëshortja e tij, gjeti veten me 27 kilogramë mbipeshë. Ai ishte në depresion dhe filloi të mendonte për vetëvrasje.

Edhe Gwyneth Paltrow thotë se ka pastruar gjakun nga toksinat Showbiz Gwyneth Paltrow thotë se ka pastruar gjakun nga toksinat

“Më u deshën vite për të hequr demonin e brendshëm”, tregon Bryan.

Një mjek i njohur amerikan për sëmundjet e kancerit, që ka preferuar të flasë në kushte anonimiteti, ka thënë: “Këta miliarderë po shpenzojnë paratë e tyre për të testuar gjërat që janë teori. Sigurisht, shumë prej tyre janë çmenduri. Por, Bryan nuk po e lëndon askënd. Njerëzit si ai mund të përfundojnë duke gjetur ilaçe për sëmundje – zgjidhje të vërteta të një problemi të vërtetë shëndetësor. Po të kishim 800 milionë dollarë, edhe ne do të donim të jetonim përgjithmonë”.