Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Planet ushtarake të Rusisë: Qentë lëshohen me parashuta në zonat e luftës

Planet e fundit ushtarake të Rusisë përfshijnë qen që lëshohen me parashutë në zonat e luftës.

Në një video është treguar testi final i qenve ushtarakë që arrijnë në tokë, që ishin inspektuar më parë nga presidenti Vladimir Putin.

Qentë ushtarakë shihen duke kërcyer nga aeroplani duke u mbështetur në parashutistët njerëz.

Sipas ushtrisë ruse, qentë specialë përdoren shpesh në operacione shpëtimi, shkruan The Independent.

Parashutisti Andrey Toporkov ka thënë se qentë duhet të përgatiten nga specialistë për kërcimet nga lartësia.