Një akuarium japonez tentoi t’ua ndërronte pinguinëve dietën, nga e zakonshme në peshq të ngrirë, por kafshët nuk e pranuan këtë. Siç shkruan “Upi” të dielën, zyrtarët e akuariumit Hakone-en, që gjendet në jugperëndim të Tokios, deklaruan se pinguinëve ua ndërruan habitatin, me ç’rast edhe ushqimin, por këta nuk u “ndien” të kënaqur.
“Edhe nëse do t’ua afrojmë te sqepi i tyre, ata do ta refuzojnë”, deklaroi zyrtari Hiroki Shimamoto, duke potencuar se pinguinët do ta pranojnë “menynë” e re vetëm nëse ua përzien ushqimin.
Japonezët njoftuan se peshku i ngrirë, ka shënuar një rënie të çmimit, me ç’rast tregu është mbushur me këtë lloj peshku.
Në anën tjetër, vidrat që po mbahen në akuarium nuk shprehën ndonjë “refuzim” për ushqimin e ri.