Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Piloti ndali aeroplanin që iriqi i vogël ta kalojë pistën

Një pilot zemërmirë bëri një veprim të pazakontë pasi ka vërejtur një iriq të vogël në pistë ndërsa ishte duke u përgatitur për të flutuar.

Udhëtarëve u është treguar arsyeja e ndaljes së aeroplanit dhe u deshën të prisnin dy minuta derisa iriqi i vogël ta kalonte pistën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aeroplani i kompanisë Loganair ishte duke u përgatitur për të flutuar në pistën Stornoway, në Lewis, kur kjo krijesë me gjemba është shfaqur, shkruan metro britanik.

Kapiteni e ndaloi aeroplanin Saab 340 rreth orës 5:20 pasditen e së enjtes së kaluar, gjatë udhëtimit për në Inverness në Highlands, transmeton Koha.net. Në bord ishin 30 udhëtarë.

“Kapiteni e ka tejkaluar në mënyrë të sigurt situatën me iriqin e vogël, duke zbatuar procedurat derisa kafsha e vogël me gjemba u largua nga pista”, ka thënë Neil Hughes, drejtori i fluturimeve të Loganairit.