Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente pasi zbulon një kobra në kabinën e tij

Dukej sikur një fluturim i zakonshëm për pilotin jug-afrikan Rudolph Erasmus, derisa ai vërejti se kishte një pasagjer shesë në aeroplan në lartësi mbi 3300 metra, shkruan BBC.

Mirëpo, nuk ishte njeri, ishte një kobra që po zvarritej poshtë ulëses së tij.

“Të jem i sinqertë, ishte sikur truri im nuk po regjistronte se çfarë po ndodhte. Ishte një moment frike. Ndjeva se diçka po zvarritej te këmisha ime”, tha ai, duke shtuar se mendoi se nuk kishte mbyllur shishen e ujit si duhet dhe kishte filluar t’i lagej këmisha. “Ndërsa u ktheva në të majtë dhe shikova poshtë, pashë një kobra duke tërhequr kokën prapa ulëses”.

Ai më pas bëri një ulje emergjente të fluturimit të tij që ishte nisur nga Bloemfontein dhe ishte paraparë të përfundonte në Pretoria. Në aeroplan kishte edhe katër pasagjerë tjerë.

Një kafshim nga kobra është vdekjeprurës dhe mund të vrasë dikë brenda vetëm 30 minutave.

Edhe Pasagjerët gjejnë një gjarpër në aeroplan derisa po niste fluturimi Kuriozitet Pasagjerët gjejnë një gjarpër në aeroplan derisa po niste fluturimi

Duke mos dashur të shkaktonte panik, Erasmus tha se mendoi me kujdes para se t’u thoshte tjerëve se ka një pasagjer të padëshiruar në aeroplan.

Ai po ashtu kishte frikë se “gjarpri do të shkonte pas dhe do të krijohej panik e madhe”.

Në fund, ai vendosi t’u tregonte.

“I informova pasagjerët: ‘Dëgjoni një gjarpër është brenda aeroplanit, është poshtë ulëses sime, kështu që tentojmë të ulemi poshtë sa më shpejt të jetë e mundur’”, tha Erasmus.

Por, si reaguan pasagjerët?

Edhe Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë Botë Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë

Erasmur e përshkruan si një moment të qetësisë absolute.

“Mund të dëgjoje edhe gjilpërën duke rënë dhe mendoj se të gjithë ishin të shtangur për një moment apo dy”, tha Erasmus.

Erasmus thotë se pilotët stërviten për shumë skenarë, por jo edhe për prezencë të një gjarpri në kabinën e pilotit.

Aeroplani bëri ulje emergjente në qytetin Welkom.

Mirëpo, prezenca e gjarprit, sado shokuese, nuk ishte totalisht befasuese. Dy persona që punojnë në klubin e fluturimit Worcester ku nisi fluturimin aeroplani, kanë treguar se panë gjarprin, por nuk arritën ta kapnin.

Edhe Pse turbulencat gjatë fluturimit po bëhen më të shpeshta dhe më të forta? Botë Pse turbulencat gjatë fluturimit po bëhen më të shpeshta dhe më të forta?

Erasmus është quajtur hero, ku komisioneri i aviacionit civil në Afrikë të Jugut, Popppy Khosa, ka përgëzuar atë se si shpëtoi jetët e pasagjerëve.

Por, Erasmus thotë se nuk ndien se ka bërë diçka të veçantë.