Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pilotët ndëshkohen pasi hëngrën e pinë në kabinë gjatë fluturimit

Një linjë private indiane ajrore ka suspenduar dy pilotë pasi kishte marrë kafe dhe ëmbëlsira brenda kabinës gjatë një fluturimi.

Incidenti u zbulua pasi një fotografi e një gote të hapur brenda kabinës së kontrolli u bë virale, shkroi BBC.

Fotografia nxiti reagime çka shkaktoi rregullatorin e aviacionit të dërgonte një paralajmërim te linja.

Rregullorja lejon që pilotët të hanë dhe të pinë brenda kabinës, por rregullat sesi duhet të bëhet kjo janë strikte.

Fotografia tregoi gotën e hapur me logon e linjës ajrore e vendosur rrezikshëm mbi levën e nisjes, kurse pilotët, që nuk shihet në foto, hanin ëmbëlsira.

Artikuj të ngjashëm