Një pikturë ikonë e Marilyn Monroe nga piktori Andy Warhol është shitur në ankand për mbi 184 milionë euro – duke e bërë atë veprën më të shtrenjtë të artit të shekullit të 20-të të shitur ndonjëherë.
Piktura, Shot Sage Blue Marilyn, u pikturua nga Warhol në vitin 1964 duke përdorur një fotografi të famshme si frymëzim, raporton BBC të martën.
Shuma është gjithashtu më e larta e paguar ndonjëherë për një vepër arti amerikane.
Ankandi përfundoi me një çmim shitjeje prej 160 milionë euro, i cili u rrit në mbi 184 milionë euro, duke marrë parasysh taksat dhe tarifat.
Çmimi rekord i mëparshëm për një pjesë të veprës së artit amerikan ishte 110.5 milionë dollarë për një pikturë të kafkës së krijuar në vitin 1982, nga shoku dhe shpeshherë konkurrenti i Warholit, Jean-Michael Basquiat.
Çmimi përfundimtar gjithashtu thyen rekordin e mëparshëm për një vepër arti të shekullit të 20-të, të vendosur në vitin 2015 kur një pikturë e vitit 1955 nga Pablo Picasso - Les Femmes d'Alger (Versioni O) - u shit për 179.4 milion dollarë, përfshirë tarifat.
Në mars, George Frei, kryetari i bordit të Fondacionit Thomas and Doris Amman, tha në një deklaratë se piktura e Monroe "dëshmon për fuqinë e saj vizuale të pazhdukshme në mijëvjeçarin e ri".
Edhe
Vepra e Warholit për Simpson pritet të shitet deri në 500 mijë dollarë
Bloomberg raporton se ofertuesi fitues ishte tregtari amerikan i artit Larry Gagosian, i cili zotëron një zinxhir galerish arti.
Sipas shtëpisë aë ankandit Christie's, të gjitha të ardhurat nga shitja do të shkojnë për fondacionin Thomas and Doris Ammann Cyrih me bazë në Zvicër, i cili punon për të krijuar programe të kujdesit shëndetësor dhe arsimor për fëmijët në mbarë botën.
Ankandi i të hënës është i pari nga një seri ankandesh arti të planifikuara nga Christie's dhe Sotheby's gjatë dy javëve të ardhshme.
-
Një pikturë e Pablo Picassos shitet për mbi 100 milionë dollarë në New York
-
Piktura e rrallë e Gustav Klimtit shitet për 236.4 milionë dollarë
-
Violina me potencialin që të bëhet instrumenti më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë
-
Piktura 15 milionë dollarëshe e Van Goghut, ishte blerë për 50 dollarë nga një koleksionist antikitetesh