Piktura e famshme e Sisit, e vitit 1853, të cilën perandoresha Elisabet e Austrisë ia dhuroi perandorit Franz Jozef, u shit të enjten që e lamë për 1,5 milion euro në shtëpinë e ankandit “Dorotheum” të Vjenës.
Piktura e Carl Theodor von Piloty dhe Franz Adam u vlerësua nga 300-350 000 euro.
Sipas “Dorotheum”, portreti i perandoreshës Elisabet të Austrisë hipur në një kalë në Possenhofen, ishte artikulli më i kërkuar në ankandin e pikturave të shekullit XIX.
Pavarësisht ndalimit të eksportit të pikturës, si rezultat i ruajtjes historike, çmimi rekord i pikturës u krye.
Piktura ishte një dhuratë Krishtlindjeje e perandoreshës Elisabet për burrin e saj të ardhshëm në vitin 1853.
Deri në vdekjen e perandorit në vitin 1916, piktura ka qëndruar varur mbi shtratin e tij, në pallatin “Hofburg” të Vjenës.
-
Piktura e famshme e Sisit shitet për 1.5 milion euro
-
Piktura e rrallë e Gustav Klimtit shitet për 236.4 milionë dollarë
-
Portreti i fundit i Klimtit shitet për rekord prej 108.4 milionë dollarë
-
Vepra e Klimt shitet për 55 milionë euro
-
Piktura e Rubensit prej zhdukjes për katër shekuj deri te 2.3 milionë euro