Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pesë qytetet më “të gjelbra” për t'u vizituar më 2024

Çdo vit, Indeksi Global i Fuqisë së Qytetit mbledh të dhëna për të gjitha qytetet dhe përcakton atraktivitetin e tyre. Një nga kategoritë që ata vlerësojnë është mjedisi.

Elemente të tilla si cilësia e ajrit apo ujit, gjelbërimi në zonat urbane, emetimet për banor apo pastërtia janë marrë në konsideratë për rezultatet përfundimtare.

Qytetet e mëposhtme janë më të gjelbra që bota ka për të ofruar momentalisht, sipas të dhënave mjedisore të Indeksit Global të Fuqisë së Qytetit, dhe mund të jenë destinacioni juaj i radhës.

Stokholmi në Suedi, Kopenhagen në Danimarkë, Helsinki në Finlandë, Sydney në Australi dhe Vjena në Austri janë pesë qytetet më “të gjelbra” në botë.