Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Përkrahësit” e Trumpit, aktorë të webfaqes “iStock”

Një sërë reklamash në Facebook që tregojnë njerëz që përkrahin Donald Trumpin për rikandidim për president të SHBA-së duket se janë aktorë që mund të gjenden nëpër webfaqe që ofrojnë video dhe fotografi.

Një nga videot e shkurta të postuara në qershor në rrjetin social paraqet “Traceyn nga Florida” teksa ecë në plazh me një zë në prapavijë që thotë “Presidenti Trump është duke bërë punë të mrekullueshme, nuk mund të kërkoj për president më të mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, raporton BBC.

Por “Tracey nga Florida” është një aktore, dhe kripi i saj i përdorur në reklamën e Trumpit është në dispozicion në “iStock” nga webfaqja e fotografive “Getty”, dhe është pa pagesë. Pamjet që shfaqin Traceyn duke ushtruar, duke punuar në një depo, duke e shëtitur qenin e madje edhe e veshur si doktoreshë, janë në dispozicion, transmeton Koha.net.

Autenticiteti i videos për herë të parë u zbulua nga gazetari Judd Legum, i cili shkroi: “Trumpi nuk po del mirë në sondazhe tek gratë në përgjithësi dhe tek gratë e reja në veçanti. Dhe kështu ka vendosur të shfaq një reklamë në Facebook dhe Google me ‘Traceyn’, një grua e re që paraqitet si fanse e madhe e Trumpit”.

Image

Edhe pse reklama shfaq për pak sekonda një diçiturë që thotë “dëshmi e vërtetë, e portretizuar nga një aktor”, disa po pyesin se përse presidentin, që mund të komandojë një audiencë me përkrahës të vërtetë dhe është shumë i shpejtë me kritikat e tij për ‘lajme të rreme’, është dashur të përdorë aktorë në reklamat promovuese.

Edhe Paraqitet në gjykatë ish-drejtori i FBI-së, akuzohet për kërcënim të jetës së Trumpit Botë 2 muaj më parë Paraqitet në gjykatë ish-drejtori i FBI-së, akuzohet për kërcënim të jetës së Trumpit

Në mediat sociale, një përdorues i Twitterit pyeti: “Përse po përdor video dhe aktorë që s’janë të vendit për të promovuar fushatën tuaj të rizgjedhjes? A s’po mundesh të gjej dikë në SHBA për të punuar me ju?”.

Në një tjetër reklamë të paguar nga Komiteti “Trump Make America Great Again”, një punëtor i një kafeneje i përshkruar si “Thomasi në Washington” shihet duke buzëqeshur ndërsa zëri në prapavijë thotë: “Lutemi për Presidentin Trump dhe familjen e tij për fuqi dhe mençuri nga i madhi Zot”.

Image

Por, nëse shkruani “bearded hipster” (hipiku me mjekër) në webfaqen e fotografive dhe videove, ju shfaqen një sërë videoklipesh të “Thomasit” në poza të ndryshme.

Reklama përfshin edhe një klip të pjesës së jashtme të kafenesë kur na bëjnë të besojmë se punon Thomasi, por dyqani nuk është në Washington, por në Tokio.

Me sa duket ka pasur përpjekje për të mbuluar këtë fakt. Nëse shihni në pjesën e sipërme majtas dhe shenjën e rrugës, shihet se janë turbulluar.

Image

Në pamjen origjinale të webfaqen “iStock”, shenja e rrugës është e dukshme në japonisht.

Image

Nuk është kjo hera e parë që politikanë në SHBA përdorin fotografi të marra nga interneti. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, një reklamë e republikanit Marco Rubio thoshte “mirëmëngjesi sërish në Amerikë”, ku shfaqej një rimorkiator në agim para një qyteti e cila ishte shkrepur në Kanada.

Edhe Taylor Swift ndërmerr masa kundër përdorimit të zërit e imazhit të saj nga AI-ja Showbiz 2 muaj më parë Taylor Swift ndërmerr masa kundër përdorimit të zërit e imazhit të saj nga AI-ja

Në shtator, një grup mbështetësish të ish-Guvernatorit të Floridas, Jeb Bush, lëshuan një fushatë reklamuese me fotografi të marra nga interneti e që ishin shkrepur në Britani të Madhe dhe në pjesë të Azisë.

Dhe në janar, një reklamë fushate e Donald Trumpit për sigurinë kufitare të SHBA-së shfaqte pamje të migrantëve afrikanë që po iknin nga Maroku në Spanjë.