Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Përdor pickimet e bletës si kurë kundër dhimbjeve

Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit, e ato njihen edhe për dobi të shumta.

Një bletërritës në Egjipt përdor pickimet e bletës si kurë kundër problemeve të imunitetit dhe dhimbjeve të kyçeve.

Ai jeton në rrethinat e Kajros ku mban mijëra bletë që i përdor për mjekësi popullore, përcjell Zëri i Amerikës.