Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Për të shpëtuar 10-vjeçarin, qeni ngordh në luftë me ujkun

Një ngjarje e pabesueshme është regjistruar në Rusi. Mediat e huaja shkruajnë se një qen i racës ‘Jack Russell’ ngordhi në luftë me një ujk, për të shpëtuar pronarin e tij 10-vjeçar.

Fëmija, i identifikuar si Yemelyan po luante “kukafshehthi” me motrën e tij në Republikën e Komit në veri të Rusisë.

Jack Russell dalloi rrezikun ekstrem që po i afrohej vogëlushit dhe vrapoi me shpejtësinë e erës për të sfiduar ujkun gjigant.

Kamerat e shtëpisë së familjes kanë kapur edhe momentin e sulmit. Në video dëgjohen edhe ulërimat e qenit pas sulmit nga ujku.